Sot hyn ne fuqi lista e barnave te rimbursueshme
Home SHENDETESI Sot hyn ne fuqi lista e barnave te rimbursueshme

ilaDuke filluar nga dita e sotme, hyn ne fuqi lista e re e barnave te rimbursueshme, e cila kete vit eshte pasuruar me 56 barna te reja.
Fondi i listes se barnave eshte rreth 8.4 miliard leke dhe do te mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shendetesore. Nderkohe, nga sot pritet te ulen edhe çmimet e medikamenteve pas heqjes se TVSH-se prej 10 % per ilaçet.
Ne hartimin e listes se re te barnave jane marre parasysh disa kritere shkencore, duke i dhene prioritet barnave te cilat perdoren per semundje te renda; semundje me rrezikshmeri te larte per jeten; semundje qe shkaktojne invaliditet; semundje qe kane rrezikshmeri perhapje ne shoqeri; semundje qe shkaktojne shume vuajtje si dhe semundje kronike qe kerkojne mjekim te zgjatur.
Barnat e reja te perfshira ne liste, sherbejne per semundje si diabeti, anemite, semundjet kardiake, disa semundje tumorale, ne neurologji, ne nefrologji, ne kujdesin paliativ, ne dermatologji, gjinekologji, urologji, shendetin mendor, alergiologji dhe okulistike.
Risia e ketij viti eshte dhe perfshirja e disa semundjeve te pambuluara me pare, si, disa lloje tumoresh, Hepati B dhe C, çrregullimet hormonale, apo edhe varesia nga alkooli. Trajtimi i ketyre nozologjive, duke filluar nga neser, do te behet me barna qe hyjne ne listen e rimbursimit per here te pare.
Me konkretisht, jane shtate diagnoza te reja qe mbulohen nga lista e barnave te rimbursueshme kete vit, me konkretisht:

Disa lloje kanceri trajtohen aktualisht nga lista e barnave te rimbursueshme dhe ne liste jane futur kombinime qe permiresojne trajtimin e tyre, por per here te pare, do te mbulohen nga lista e rimbursimit edhe lloje te tjera kanceri si ai i pulmonit, kanceri rektal, i lekures, i heparit etj. Behet fjale, per rreth 600 paciente me shume qe do te perfitojne nga barnat e reja per trajtimin e disa lloje kanceri.

Trajtimi i Hepatitit B dhe C (jane perfshire ne liste barna qe nuk lejojne kronicizimin e semundjes si dhe barna per mjekimin e hepatiteve);

Parandalimi i trombozave – barna qe perdoren pas nderhyrjeve kirurgjikale si dhe ne grate shtatzana qe vuajne nga venat varikoze, ne 3 mujorin e fundit te shtatzanise;

Çrregullimet hormonale te femijet me pubertet te hershem;

Osteoporoza te grate;

Per here te pare gjithashtu eshte perfshire nje bar per te ulur nje plage sociale si alkooli. Behet fjale per nje medikament per varesine ndaj alkoolit;

Degjenerim i syrit qe te çon ne verberi.

Nderkohe, ne hartimin e kesaj liste, Fondi i Sigurimeve Shendetesore ka perfshire nevojat reale te popullates, bazuar ne perparesite e vendosura pas konsultave te gjera me drejtuesit e te gjitha katedrave, me shoqatat e pacienteve etj. Lista eshte zgjeruar per te gjitha kategorite, veçanerisht per femijet, grate shtatzena, pensionistet, te semuret me kancer, te semuret kardiake etj.