Home LAJME Sot Gjykata Supreme vendos për rastin “Monstra”

Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë publike rreth lëndës së formuar pas ankesës kundër aktvendimit të sjellur nga Gjykata e Apelit Shkup, lidhur me vrasjet tek Liqeni i Smillkovës.

Më 12 prill të vitit 1012, të Premten e Madhe, afër Liqenit të Smillkovës, u vranë katër djem të moshës prej 18 deri 21 vjeç nga lagjja e Shkupit Radishan – Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, si dhe 45-vjeçari Borçe Stevkovski nga fshati Creshevë.

Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra”, u akuzuan dhe dënuan me burg të përjetshëm Alil Demiri, Afrim Ismailloviq, Agim Ismailloviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari i pestë, Sejdi Rami mori aktvendim lirues, për shkak të mungesës së dëshmive të fuqishme për konstatim të fajit.