Home LAJME Sondazh, IPIS: Ali Ahmeti 6.9%, Menduh Thaçi 3.9%

Sondazhi telefonik i kryer nga Instituti për Hulumtime të Politikave në Shkup, i cili është realizuar ndërmjet datave 19-21 të këtij muaji (tetor), ka rezultuar me diferencën e njëjtë në mes partive të mëdha në Maqedoni dhe për udhëheqësit e tyre.

1107 respondentë janë pyetur në dy pyetje: nëse do të mbaheshin së shpejti zgjedhjet parlamentare, për cilën parti politike do të votojnë dhe se në cilin politikan kanë besim më të madh.

Në pyetjen lidhur me besimin në partitë politike në Maqedoni, 23.7 për qind e të anketuarve janë përgjigjur në favor të VMRO – DPMNE, ndërsa 15.7 për qind për LSDM-në.

Në taborin politik shqiptar, 7.1 për qind janë deklaruar se do të votonin për BDI – në, 4,2 për qind për PDSH – në dhe 1.1 për qind për RDK.

22.4 për qind e të anketuarve janë deklaruar se nuk do të votonin për asnjë parti, ndërsa 23.8 për qind kanë qenë të papërcaktuar.

Kryeministri Nikola Gruevski mbetet politikani më i besuar. Ai gëzon besimin e 24.1 të anketuarve, ndërsa për Zoran Zaev besimin e kanë shprehur 7.2 për qind të respodentëve. Në vendin e tretë sa i përket popullaritetit të liderëve partiak është Ali Ahmeti me 6.9 %, ndërsa pas tij renditet kryetari i PDSH- së, Menduh Thaci me 3.9 për qind. Rufi Osmani ka marrë besimin e 1.3% të të anketuarve sipas këtij sondazhi./Almakos