Home LAJME Skandalizohen serbët nga ushtrimet e përbashkëta ushtarake Kosovë – Serbi

ushtria_Kosoves_FAK1

Mediumet serbe e kanë konsideruar si një skandal faktin se ushtria kosovare bën ushtrime të përbashkëta me ushtrinë e Serbisë.

Ata thonë se kjo bie në kundërshtim me deklaratat e politikanëve serbë, të cilët mohuan kategorikisht ndihmën e FSK-së për përmbytjet në Serbi.

Portalet në shtetin serb konsiderojnë se është një skandal shtetëror, që Ushtria e Serbisë, të ketë marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët të NATO-s, së bashku me “të ashtëquajturën Forcë e Sigurisë së Kosovës” në një poliglon ushtarak Hohenfels të Gjermanisë.

“Na befason edhe fakti kur Zyra për Kosovën në Beograd, kishte reaguar ashpër pas ofertës që qeverisja në Prishtinë kishte ofruar ndihmë duke thënë se janë të gatshëm të dërgojnë njësitet speciale për të asistuar në katastrofën natyrore në Serbi”, komenetojnë mediumet serbe, raporton BIRN.

Në këto ushtrime bëhet me dije se kanë marrë pjesë 4.000 ushtarë nga Austria, Serbia, Bullgaria, Shqipëria, Franca, Kroacia, Gjeorgjia, Hungaria, Lituania, Kosova, Rumania, Polonia dhe Serbia.