Home LAJME Skandal: Nxënësi në një shkollë të Kosovës rreh arsimtarin! (VIDEO)

Gjendja në shkolla vazhdon të jetë e rëndë sa i përket sjelljes dhe diciplinës. Kësaj radhe një video skandal tjetër shpërfaq një realitet të tmerrshëm në shkollat shqiptare.

Në një video incizim shihet se si një nxënës godet me shpulla mësuesin e tij. Shkolla dhe identiteti i agresorit dhe viktimës mbeten të panjohura, mirëpo nga dialogu që zhvillohet midis mësimdhënësit dhe nxënësit nuk është vështirë të kuptohet se ky akt vandal që kapërcen çdo kufi të imagjinatës ndodh në ndonjë shkollë të Kosovës, informon Almakos.

Jo shumë kohë më parë ishte aktuale edhe një video tjetër me protagoniste një vajzë me emrin Duda. Por, videoja që do të ndiqni në vazhdim tejkalon çdo kufi./Almakos