Home LIFESTYLE Situatë e tendosur në Tetovë dhe rajon, Apel për kujdes

A po përgaditet ngjarja e Kumanovës respektivisht “Lagjes së trimave” të përsëritet në Tetovë? Kush e liroi nga paraburgimi Lirim Jakupi-Nacistin në Kosovë 1 muaj para zgjedhjeve në Maqedoni? Këto dy pyetje nuk kanë përgjigje.

Portali Shqipmedia mbrëmë njoftoi se policia për intervenim të shpejtë ( EBR ) ka vendosur disa pika kontrolli në hyrje daljet e qytetit të Tetovës të cilët në orët e mëngjesit ishin tërhjek dhe vendosur në pjesë tjera të qytetit si p.sh sot në Bogovinë dhe Vrapçisht. Po për çka bëhet fjalë?

Portali Shqipmedia ka arritur të sigurojë informacione ekskluzive pranë Njësitit për intervenim të shpejtë të Policisë së Maqedonisë ( EBR ) se pse këta qëndrojnë në rajonin e Tetovës. Burimi ynë na tha se një grup prej 15-20 personash nga Kosova kanë hyrë në territorin e Maqedonisë respektivisht në malin Sharr. Në krye të këtij grupi është Lirim Jakupi – Nacisti i cili muajin e kaluar u lirua nga arresti me burg për arrest shtëpiak.

Lirim Jakupi Nacisti

Lirim Jakupi Nacisti

Përndyrshee Lirim Jakupi Nacisti njihet si person shumë i rrezikshëm dhe njohës i mirë i taktikave luftarake. Ai ka qenë pjesmarrës në rastin e Kondovës, rastin e Brodecit dhe rastin Lagja e studentëve në Tetovë kur u vra një student në kërkim të Nacistit.

Për të qenë situata serioze në kazermën e Tetovës dhe në Malin Sharr janë vendosur njësiti special i policisë i njohur si “Tigrat”.Portali Shqipmedia apelon që të jeni vigjilent këto ditë, kufizoni lëvizjet në orët e vona të natës pasi diçka po përgaditet./Shqipmedia