Home LAJME Sindikata e “Jugohrom”-it kërkon të tërhiqet vendimi për pezullimin e punës së...

JUGOHROMI2

Organizata sindikale e “Jugohrom Alzar” nga Jegunoci sot do të dorëzojë letër-urgjencë deri te Komisioni shtetëror për vendosje në shkallë të dytë pranë Qeverisë së Maqedonisë me të cilën kërkohet që ai pozitivisht t’u përgjigjet ankesës kundër shkyçjes të paarsyeshme të kombinatit nga puna.

Në letrën deri te Komisioni i shkallës së dytë menjëherë do ta shfuqizojë vendimin e marrë nga ana e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor për shkyçje të furrave të “Jugohrom Alzar”-it.

Në qoftë se komisioni, siç thuhet në kumtesë, nuk shfaq ndjenjë për realitetin nga 1 janari i vitit 2017, 700 të punësuar dhe familjet e tyre do të mbeten pa ekzistencë themelore.

Organizata sindikale e “Jugohrom Alzar”, në letrën, insiston që edhe institucionet shtetërore të bëjnë analizë e cila me të vërtetë e ndot Tetovën dhe se sa është përqindja e materieve të cilat lëshohen nga kombinati, ndërsa ekipi i menaxhimit me dinamikë edhe më të shpejtë të vazhdojë me ndërtim të sistemit të filtrimit.