Home TEKNOLOGJI Simeone ja edhe sa vjet në Atletico

Rinovimi i Diego Simeone është tashmë një realitet. Trajneri argjentinas ka vazhduar kontratën me Atletico Madridin edhe për dy sezone të tjera, deri më 30 qershor 2020. “El Cholo” fillon sezonin e tij të shtatë në stolin e “rojiblanco”, duke qenë tekniku i La Liga-s që kërkon më shumë kohë përpara skuadrës së tij.

Simeone erdhi në drejtim të Atletico në dhjetor të vitit 2011 dhe që atëherë klubi i Madridit ka fituar pesë tituj: “Europa League” 2012, Superkupa Europiane 2012, Kupa e Mbretit 2013, La Liga 2013-2014 dhe Superkupën e Spanjës 2014, përveçse ka arritur dy herë në finalet e Ligës së Kampionëve, në vitin 2014 dhe 2016.