Home LAJME Shumica parlamentare voton kundër heqjes së taksës radiodifuzive

kuvendi-mk-2-780x439

Shumica parlamentare që përbëhet nga LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët ka refuzuar propozimin rreth taksës radiodifuzive.

Deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski kishte bërë propozim rreth taksës radiodifuzive, por propozimi u refuzua me 62 vota kundër.

Ndërkohë, Milloshovski ironizoi premtimin e LSDM-së gjatë fushatës zgjedhore për heqjen e taksës radiodifuzive, duke thënë se do ta propozojë ligjin. Sipas tij, LSDM po vonohet dhe nuk po i mbanë premtimet edhe pse është parajmëruar së një gjë e tillë do të bëhet menjëherë pas formimit të Qeverisë.

Ndryshe, LSDM-ja gjatë tërë fushatës zgjedhore ka premtuar se qytetarët e Maqedonisë nuk do të paguajnë taksë radiodifuzive.

Ata, gjatë fushatës thanë se ishte e pa drejtë që qytetarët  të paguajnë taksat për të mbushur buxhetin. Se në interes i të gjithë qytetarëve është të shfuqëzohet taksa radiodifuzive, duke theksuar se me bllokimin e llogarive bankare të mijëra qytetarëve dhe kompanive për shkak të taksës shkaktohen probleme shtesë, abuzime, kaos me pagesat dhe shpenzime shtesë prej të cilave qytetarët urgjentisht duhet të lirohen. Por sot votuan kundër heqjes së taksës radiodifuzive.

“Do të ketë Qeveri të re që do të kujdeset për qytetarët dhe taksa radiodifuzive do të hiqet. Asgjë më nuk varet nga Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së”, premtonin nga LSDM.