Home LAJME Shtrenjtime në Greqi

eurot

­ Prej sot në Greqi zbatohet rritja e re e TVSH­së prej 13 deri në 23 për qind që shakton shtrenjtimin e një sërë prodhimeve dhe shërbimeve.

Në dyqanet në Greqi prej sot më të shtrenjta janë disa lloje të mishit, vaji i gatimit, kafeja, çaji, kakaoja, uthulli, kripa, lulet, plehu kimik, druri për zjarr, pesticidet, linesat higjenike dhe prezervativët.

Tatimet e reja i goditën edhe shërbimet në restorante dhe në kafene, shërbimet funerale, transportin e taksive, traekteve, shkollave shtesë dhe shkollave të gjuhëve të huaja.

Pas tre javësh pushim, prej sot filluan me punë edhe bankat, por limiti ditor për tërheqjen e parave kesh nga bankomatët mbetet 60 euro. Megjithatë qeveria njoftoi se nga e diela limiti do të arrijë 420 euro.