Home SPORT Shtohet konkurrenca për transferimin e Verratit

Barcelona do të ketë një konkurrencë të fortë për mesfushorin italian.

Chelsea dhe Manchester United i janë futur garës për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti, i cili po kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Italiani i ka treguar drejtorit sportiv t PSG-së, Antero Henrique, se ai dëshiron të largohet nga Parisi këtë verë.

Sipas TMW bëhet fjalë për Chelsean dhe Unitedin që tashmë e kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit, Donato di Campli.

Mësohet se Barça ka bërë ofertë prej 75 milionë euro që është refuzuar nga PSG.

Parisienët nuk duan ta shesin Verratin për më pak se 100 milionë euro.