Home LAJME Shtohen fondet për ilaçe në Maqedoni

farmaci_20183510

Urgjentisht, nga sot do të rritet kuota e ilaçeve me reçetë, paralajmëron Fondi për sigurim shëndetësorë.

Për këtë qëllim do të ndahen gjithsej 250 mijë euro, për muajin mars.

Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të japin para nga xhepi për barnat me reçetë. Problemi i barnave nuk ishte vetëm i këtij muaji, por ishte edhe në muajin e kaluar. Pas lajmeve në media, fondi venosi të ndryshojë politikën e barnave me reçetë.

Fondoi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoni për të siguruar barna të mjaftushme për personat e siguruar, vendosi ta zmadhojë përqindjen në këtë muaj për 15 milionë denarë, të cilët do të ndahen në mënyrë të barabart nëpër farmaci, theksoi sot në konferencë shtypi, drejtori i FSSH-së, Den Donçev.

Drejtori i fondit kishte kritikuar farmacitë, ku sipas të dhënave farmacistët barnat me çmime të lira i kanë dhënë me reçetë, ndërsa më të shtrenjtat i kanë ruajtur.

Disponueshmëria me ilaçe cilësore për të gjithë të sigurarit në Maqedoni është angazhim në vazhdimësi i për Fondin për Sigurim Shëndetësor, tha Donçev.

Nga fondi japin informata se në vitin 2008 kanë realizuar 10 milionë reçeta, ndërsadhjetë vjet më vonë, 23 milion reçeta. Nga Fondi do të analizohet pse është ky numër i madhë i reçetave të shkruara, ose janë lëshuar pa nevojë ose qytetarët kanë qenë shumë të sëmurë.