Home LAJME Shteti Islamik në Siri publikoi një video në të cilën luftëtarët e...

133498491

Shteti Islamik në Siri publikoi një video në të cilën shihet si luftëtarët e tyre kanë djegur të gjallë dy ushtarë turq në momentin kur forcat turke dhe kryengritësit sirianë zhvillojnë betejë të ashpër kundër grupit militant në Al Bab, Siria Veriore, kumtoi DPA.

Pasi u publikua incizimi, në Turqi u bllokuan rrjetet sociale. Autoritetet shpesh i bllokojnë Tuiter-in, Fejsbuk-un ose JuTjub-in në periudha të trazirave ose për të penguar zgjerimin e përmbajtjeve të caktuara.

Videoja në të cilën, ushtarët e lidhur me zinxhirë i lexojnë emrat, është shpërndarë përmes mediave të ndryshme sociale, por tani për tani nuk konfirmohet as komentohet nga përfaqësuesit zyrtarë turq.

Muajin e kaluar, Turqia kumtoi se ka humbur kontakt me dy ushtarët e tyre, të cilët marrin pjesë në luftërat në Siri, përkujton DPA.