Home LAJME Shtëpia e Bardhë: Tramp dhe Putin do të kenë bisedime bilaterale, e...

shtepia e bardhe

Takimi i presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin në margjinat e Samitit të G-20 në Hamburg të premten, nuk do të jetë joformal, por ato do të jenë bisedime bilaterale midis njerëzve të parë të dy vendeve, lajmëroi SI-En-En, duke iu referuar interpretimit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

Ky do të jetë jo vetëm takimi i parë direkt sy në sy të dy presidentëve, por edhe takimi i parë amerikan-rus në nivelin më të lartë pas më pak se dy vjet.

Bisedimet Tramp-Putin mbahen edhe krahas tensioneve ekzistuese në lidhje midis Uashingtonit dhe Moskës, rreth akuzave për përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA gjatë vitit të kaluar, aneksionit rustë pjesëve nga territori i Ukrainës dhe mbështetjes së Moskës për regjimin sirian.

Në interpretimin e Shtëpisë së Bardhë, të cilit i referohet televizioni amerikan, thuhet se një nga qëllimet e takimit të tillë është që t’i tregohet botës se SHBA-ja dhe Rusia janë të gatshme për përmirësimin e marrëdhënieve të tyre.

Në shtator të vitit 2015 në Samitin e G-20, presidenti i atëhershëm i SHBA-së Barak Obama dhe Putin kishin vetëm takim joformal.

Uashingtoni konsideron se nëse edhe sivjet në Gjermani takimi do të kishte një karakter të tillë, kjo do të thoshte vetëm “vazhdim i marrëdhënieve të ngrira”, midis dy vendeve, si në kohën e Administratës së Obamës, veçanërisht në vitet e fundit të mandatit të dytë.

Zëdhënësi i Këshillit amerikan për siguri nacionale, Majkëll Anton deklaroi se tani për tani nuk ka rend dite veçanërisht të përgatitur për bisedimet midis Tramp dhe Putin.

Anton vetëm e konfirmoi sqarimin paraprakisht të dhënë këshilltarit për siguri kombëtare të Trampit, H.R. Mekmaster se “nuk do të përgatitet ndonjë agjendë speciale”.

“Në takim do të flitet për gjithë atë për çka presidenti Tramp dëshiron të flasë”, tha Mekmaster.

Parashikim është se situata në Ukrainë dhe ngjarjet në Siri, do të jenë temë e bisedës, por Tramp me siguri nuk ta ngritë çështjen për gjoja përzierjen ruse në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e vjetshme në SHBA, siç këtë e kërkojnë demokratët, por edhe disa republikanë të shquar.

Prej kur Donald Tramp është në Shtëpinë e Bardhë, ai dhe presidenti rus kanë pasur tre biseda telefonike.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Tramp paralajmëroi përmirësim të marrëdhënieve amerikane-ruse dhe e lavdëroi Putinin si lider i vërtetë, por Moska zyrtare javën e kaluar kumtoi se marrëdhëniet me Uashingtonin me presidentin e ri “nuk janë as më të mira, as më të këqija” që nga koha e Barak Obamës.