Home Uncategorized Shqiptarja që po befason në “Italia’s got talent”

“Një krijesë delikate, si kukull e bukur qeramike”, kështu e ka vlerësuar anëtari i jurisë së spektaklit “Italia’s got talent”, Xherri Skoti 17-vjeçaren shqiptare, Anjeza Ruci, e cila performoi me një sërë numrash cirku të shtunën mbrëma. Ajo u paraqit me mjaft elegancë, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte disa ushtrime të nivelit të lartë artistik. Performanca e shqiptares 17-vjeçare befasoi të gjithë jurinë, e cila përbehet nga Maria di Filipi, Xherri Skoti dhe Rudi Xerbi.

Vëmendje i ka kushtuar edhe shtypi italian, i cili e ka cilësuar perfomancën e fundjavës si “shfaqje spektakolare e Anjeza Rucit”. 17-vjeçarja shqiptare banon në Gruljasko të Torinos, transmeton BW.

Gjatë performancës së saj mbresëlënëse, ajo bëri që teleshikuesit, ashtu sikurse edhe juria, të mbeteshin “gojëhapur” përpara natyrës spontane me të cilat ekzekutonte numrat. Pyetjes se Maria de Filipit se ç’kërkonte të arrinte më shumë në jetë, 17-vjecarja nga Tirana iu përgjigj se dëshiron të bëhet akrobate./AlbaLove/