Home LAJME Shpërthim në metro në Moskë, gjashtë persona të lënduar (Video)

mo_1482406901-8664124

Gjashtë persona janë lënduar mëngjesin e sotëm në shpërthimin  e një bombole gazi në njërin prej korridoreve të stacionit të metrosë “Kolomendnskaja” në Moskë, kumtuan autoritetet hetuese të Moskës.

Gazi ka shpërthyer gjatë remontit të stacionit të metrosë. Dy nga të lënduarit janë hospitalizuar.

Sipas të dhënave të zyrës moskovite të Ministrisë së Gjendjeve të Jashtëzakonshme, shpërthimi i bombolës me gaz ka shkaktuar zjarr, i cili është shuar. Incidenti nuk ka ndikuar në punën e metrosë.

Zjarr dhe shtëllunga tymi janë kapur nga kamerat e kalimtarëve.