Home SPORT Shpërthen Khedira: Ndihem i persekutuar te Reali

Khedira: Reali dhe Dortmundi kalojnë grupinSami Kediras nuk mbajnë më nervat. Mesfushori i kombëtares gjermane e ndien veten të përsekutuar në klubin merengues, sidomos nga mediat spanjolle që gjithmonë e vënë në qendër të kritikave edhe atëherë kur ai luan mirë.

“Ndihem i keqtrajtuar nga shtypi spanjoll. Nuk do të jem kurrë i preferuari i saj. E nisa sezonin në pankinë dhe sërish jam unë koka e turkut. Nuk më vlerësojnë edhe atëherë kur rendimenti im në fushë është i mirë. Më ka kushtuar shumë fakti që nuk jam spanjoll por se jam përkrahës i Mourinhos.”

26-vjecarë e pranon se Reali i Ancelotit nuk po luan mirë dhe ka nevojë për ndryshojë sa më shpejt.

“Nuk po luajmë mirë. Kemi kaluar disa momente të mira, por në shumicën e rasteve e kemi komplikuar lojën, duke u treguar individualist. Nuk e di nëse është cështje kohe apo dicka tjetër, por ne nuk kemi arritur nuvelin tonë më të lartë. Duhet të përmirësohemi shumë shpejt. Barcelona po luan në vazhdimësi dhe Atletiko i ka fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi.”

Në fund Kedhira foli edhe për largimin e mesut Ozil, që e konsiderohen humbje të madhe për Realin.

“Humbja e një futbollisti me cilësitë e Mesut do të ndihej shumë në cdo skuadër.”