Home LAJME Shpend Ahmeti: Do ta përmbysim LDK-në në balotazh

Kandidati për kryetar të Prishtinës i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti në konferencën për shtyp të kësaj partie, ka thënë se është tej mase i lumtur me rezultatet e zgjedhjeve.

Ai ka shtuar se dallimi është më i vogël se 3 mijë vota që është shumë lehtë për ta përmbysur në balotazh.

“Kemi fituar në shumicën e lagjeve të Prishtinës ndërsa qëndrojmë pak më keq nëpër fshatra. Sidoqoftë ne kemi mbi 30 % të votave ndërsa dallimi me LDK është në më pak se 10 %. Nëse e përkthejmë në vota do të thotë se LDK ka vetëm 3 mijë vota më shumë se ne.

Mirëpo kjo nuk është një dallim i madh pasi që do të jetë shumë e lehtë për ne për ta përmbytur këtë epërsi në balotazh”, ka thënë Ahmeti.