Home Uncategorized Shpati bëhet bashkë me Aferditën

Lajmi se çifti i famshëm, Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj kishin shkëputur lidhjen disa vjeçare, mërziti fansat e të dy palëve, dhe gjithë publikun. U spekulua dhe u dhanë shumë verzione mbi arsyet e ndarjes së tyre. Pati zëra se shkaku i ndarjes ishin fotot e Afërditës me Di Caprion, më vonë doli se nëna e Shpatit nuk e do Afërditën, etj.

Por disa muaj më vonë, ata kapen së bashku nga syri i kamerës në një lokal në Shkup, duke hedhur kështu shumë dyshime dhe pikëpyetje nëse janë rikthyer sërish së bashku. Dhe në fund Shpati pranon të jap përgjigje për gjithë këto pikëpyetje, në emisionin ”Pizzicato” të Alsat M. Në pyetjen se është apo nuk është bashkë me Afërditën, Shpati ka deklaruar ”Jemi, jemi”.
Sigurisht se ky lajm do të gëzojë fansat e tyre, pasi janë konsideruar si çifti më simpatik i showbizit.