Home LAJME Shkup, gjendet i vdekur një person në banesën e tij

polic

Trupi i pa jetë i një shkupjani, i cili është gjetur në fazë të dekompozimit është gjetur në banesën e tij në rrugën “Arhitekt Nikolla Dobroviq” në Shkup.

Siç informon MPB, T.Ç. mbrëmë rreth orës 00:30 ka paraqitur se në banesën e fqinjit të tyre i cili kishte jetuar vetë, po përhapej erë e pakëndshme pas çka ata dyshonin se mund të kishte vdekur. Dera e hyrjes ishte hapur me bravandreqës, ndërsa në vendin e ngjarjes ishte thirrur edhe vëllai i tij. Është konfirmuar identiteti i personit K.A. (61), trupi i të cilit ishte në fazë të dekompozimit.

Nga MPB gjitahshtu informojnë se me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar institutit për Mjekësi ligjore për autopsi.