Home LAJME Shkollat ku mësimet i fillojnë kur t’iu kujtohet!

Shkollat janë vatra e dijes, aty ku fëmijet marrin mësimet e para së bashku me kulturën e që më pas e zhvillojnë në shoqërinë ku jetojnë. Por, shkollat e papërgjegjshme ndonjëherë dinë të shkaktojnë huti te nxënësit e prindërit. Pse ndodh kjo do pyesni? Përgjigja është e thjesht, ka nga ata nxënës fillorist në Shkup, që gati se një muaj nuk janë duke i ndjekur mësimet.

Kështu, në vend se orët e klasës së parë fëmijët në Çair të Shkupit ti fillojnë në pjesën e filloristëve në çerdhen “Borëbardha” prej datës 01.09.2013, ato i kanë filluar prej 30.09.2013, dhe pasi janë përballur me kushte të papërshtatshme pune, janë transferuar ne objektin e shkollës “Rajko”.

“Fëmijët i dërgojmë tani në shkollën ‘Rajko’, mirëpo është shqetësues fakti se orari për nxënësit e klasave të para zgjatë vetëm një orë e gjysëm, dhe jo i plotë”, – u shpreh i revoltuar një prind për Almakos.

Arsyetimi i parë sipas prindërve ka qene se pjesa që shfrytëzohet për filloristët në “Borëbardha” nuk ka mund ti pranoj nxënësit në atë objekt, për shkak të renovimeve që ishin duke u bërë aty, me ç’rast fillimi i mësimeve ishte shtyrë për javët e ardhshme. Pasi që situata nuk është përmirësuar nga renovimet tash e një muaj, më në fund është “mbyllur krejtësisht kjo shkollë nga ‘Inspektoriati Sanitar’ për shkak të higjienes jo të mirë në këtë objekt”, kurse mësimet filloristët me orarin jo të plotë janë duke i vazhduar në shkollën “Rajko”, e se kur do të fillojnë ti ndjekin rregullisht mësimet në objektin e duhur ende nuk dihet./Almakos