Home TEKNOLOGJI Shkëndija – Teteks ‘live’ në SuperSport

Gjigandi televiziv shqiptar rrikthehet në Tetovë për të ofruar derbin lokal deri tek gjithë abonentët e vet në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.

Përballja e xhiros së 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit do të transmetohet direkt në kanalin Super Sport të paketës Digitalb. Gjigandi televiziv shqiptar rrikthehet në Tetovë për të ofruar derbin lokal deri tek gjithë abonentët e vet në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë. Kjo është hera e pestë që Digitalb do të transmetojë ndeshjet e Shkëndijës dhe e dyta me Teteksin, pas asaj në vjeshtë kur ‘kuqezinjtë’ triumfuan 5:0.

Në vjeshtë u transmetuan gjithashtu edhe takimet Shkëndija-Vardar 1:2 dhe Shkëndija-Renova 1:1, ndërsa transmetimi i parë dhe historik në këtë platformë ishte pikërisht derbi i Tetovës ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës, i luajtur në sezonin e kaluar (2013/3014) dhe i cili u mbyll me rrjeta të paprekura. Tani emocionet nga derbi me Teteksin sërisht do të përcillen anembanë botës, ndërsa ky do jetë një motiv shtesë që Shkëndija të performojë sa më mirë në kërkim të fitores dhe tre pikëve të reja.

Ndeshja Shkëndija-Teteksi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:00. –