Home LAJME Shijak, xhaxhai abuzon seksualisht me mbesën e mitur

largea_perdhunim1446285837

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Shijak, ku xhaxhai ka abuzuar seksualisht me mbesën e mitur.

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i 33- vjeçarit I.Gj., pas kallëzimit të bërë në polici nga vajza e vëllait të tij R.Gj., 13 vjeçe, banuese në Shijak.

Ajo ka thënë para uniformave blu se është abuzuar seksualisht disa herë para tre vjetësh në shtëpinë e xhaxhait të saj, I. Gj.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se abuzimi ka ndodhur para tre vitesh, gjatë kohës që në shtëpinë e 33- vjeçarit nuk ka pasur njeri dhe se abuzimi seksual është përsëritur disa herë.

Që nga ajo kohë e mitura nuk ka arritur ta marrë veten, duke kaluar një gjendje të rënduar psikologjike, aq sa ditën e djeshme ka bërë denoncimin në polici.

Në këto kushte nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i xhaxhait të saj, i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.