Home LAJME Shënohet Dita botërore e kujdestarëve

133196504

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit në suaza të aktiviteteve për mbështetje dhe socializim të personave me nevoja të posaçme dhe fëmijët e vendosur në familje kujdestare, sot tradicionalish e shënojnë 1 qershorin – Ditën botërore të kujdestarëve. Në ngjarje, përveç fëmijëve të vendosur në familje kujdestare përmes QPS Shkup, do t’u bashkangjiten edhe fëmijët dhe kujdestarët nga SOS Fshati i fëmijëve.

Në pllajën para shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë do të shfaqet program me performues të këngëve për fëmijë.

Në pjesën e shoqërimit dhe argëtim me fëmijët do të kyçen edhe vullnetarët e Kryqit të Kuq. Do të realizohet edhe punëtori artistike me piktorë dhe pedagog. Janë ftuar edhe përfaqësues të mediave, të cilët do të bisedojnë edhe me vetë kujdestarët prezent në ngjarje, të cilët do ta ndajnë përvojën personale dhe do t’i stimulojnë qytetarët tjerë ta pranojnë këtë formë.

Aktiviteti do të realizohet në bashkëpunim me MPPS – DP Qendrën ndërkomunale për punës sociale – Shkup dhe SOS Fshatin e fëmijëve të mbështetur nga Banka Komerciale.