Home LAJME Shënohet Dita botërore e dhurimit të gjakut

133525569

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë përfshihet në shënimin e 14 Qershorit, Ditës botërore të dhurimit të gjakut, motoja vjetore e të cilës është “Mos prit të ndodh një fatkeqësi. Çka mund të bësh? Dhuro gjak. Dhuro tani. Dhuro shpesh”.

Ngjarja qendrore do të mbahet para shtëpisë përkujtimore Nënë Tereza, ku kalimtarëve do t’ju ndahen materiale informative dhe edukative.

Në ngjarje do të jetë i pranishëm edhe ekipi i Institutit për Mjekësi të transfuzionit, i cili qytetarëve të cilët janë të interesuar do t’ua caktojë grupin e gjakut.

Do të organizohet edhe kuiz, me çmime si motivim për ata të cilët dinë më së shumti për dhurimin e gjakut.