Home SHENDETESI Shendeti oral tek nxenesit, mjeket: Problemet nga patatinat dhe embelsirat

dhembetMinimalisht nxenesit e shkollave kane 2 dhembe te prishur. Shkak per kete behet kosumimi i tepert i patatinave dhe i embesirave te tjera, te cilat i blejne tek shitesit ambulator jashte dyerve te shkolles dhe ne anen tjeter neglizhenca ndaj mjekut.
Nese keto jane shkaqe qe lidhen me higjenen personale, edhe shteti nuk ofron gjithmone infrastrukturen e nevojshme. Mjeket specialiste thone se edhe ne shkolla ka mungesa te pajisjeve per te ofruar kujdesin dentar, pavaresisht se mejket paguhen per te.
Mjekja prane ISHP-se, Vojsava Sulçe, ne aktivitetin sensibilizues tha se problemet me dhembet te çojne ne shqetqesime te tjera qe lidhen me semundjet qe prekin zemren apo veshken. Prandaj mjeket apelojne nxenesit, mesuesit te bejne kujdes me shendetin oral.
Nese do ta krahasojme me vendet e tjera te Ballkanit, Shqiperia ka shifra me shqetesuese te shendetit oral, nga nje dhemb te prishur qe eshte mesatarja per nxenesit ne nje vend tjeter, ne Shqiperi kjo shifer qendron mesatarisht ne 2. Po krahasuar me nje studim te 5 viteve te meparshme, shihet se nxenesit e shkollave jane me te sensibilizuar, duke i lare me shpesh dhembet.