Home LAJME Shefi i Komunikimeve i Shtëpisë së Bardhë, Majkëll Dabki dha dorëheqje

109308482

Drejtori i Komunikimeve i Shtëpisë së Bardhë Majkëll Dubke ka dhënë dorëheqjen, deklaroi këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Keli Konuey, për mediat amerikane se Dabki e kishte dorëzuar kërkesën e tij për dorëheqje para se Presidenti Donald Tramp të nisej për udhëtimin e tij 9-ditor jashtë vendit.

Në një intervistë për televizionin Foks Njuz, Konuej tha se Dabki e kishte bërë shumë të qartë se do të vazhdonte të punonte me intensitet gjatë të gjithë periudhës që Presidenti ishte në udhëtim, ngaqë në Shtëpinë e Bardhë gjatë atyre ditëve kishte shumë punë për t’u bërë.

Vetë Dabki tha për revistën “Politiko” se ja kishte kërkuar dorëheqjen presidentit Tramp më 18 maj, i cili e kishte pranuar atë. Nuk janë dhënë hollësi të mëtejshme lidhur me dorëheqjen e Drejtorit të Komunikimeve Dabki.