Home LAJME SHBA-të kanë përgjuar 70.3 milionë telefonata franceze

Agjencia Kombëtare e Sigurimit në SHBA, ka përgjuar 70.3 milionë telefonata franceze, në një kohë rekord prej 30 ditësh, raporton “Le Monde”.

Qeveria franceze thirri të hënën, ambasadorin amerikan, në një mbledhje ku i kërkoi dhe sqarime përreth përgjimeve telefonike.

Grenn Greenwald, i cili zbuloi dhe tabulatet telefonike, tha se kur përdoreshin numra të caktuar, bisedat telefonike regjistroheshin në mënyrë automatike.

“Le Monde” sqaron gjithashtu se operacioni i mbikëqyrjes përfshinte edhe tekstet e mesazheve, të bazuara tek fjalët kyçe që përdoreshin, transmeton Shekulli online.

“Një praktikë e tillë midis dy vendeve partnere, e cila cënon rëndë privatësinë, është e papranueshme, dhe ne duam të sigurohemi që kjo nuk ka për të ndodhur më”, -ka thënë Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, Sekretarit të Shtetit Amerikan, Xhon Kerrit.