Home LAJME SHBA-ja paralajmëron Rusinë, nis luftanijen drejt Detit të Zi

SHBA-të kanë vendosur të dërgojnë një luftanije drejt Detit të Zi, në mbështetje të aleatëve evropianolindorë, në një kohë që janë rritur tensionet Rusi-Ukrainë.

“Kemi vendosur të dërgojmë një anije në Detin e Zi. Ajo duhet të mbërrijë në destinacion pas një javë”, -bëri të ditur për median koloneli Steven Warren, zëdhënës i Pentagonit. Ai nuk dha detaje të mëtejshme për llojin e anijes për çështje të sigurisë operacionale.

Sipas të dhënave nga një zy rtar amerikan i Mbrojtjes bëhet fjalë destrojerin raketalëshues “USS Donald-Cook”.

SHBA-ja ka shprehur shqetësim të madh rreth tensioneve të fundit në Ukrainën lindore, ku demostrues pro-rusë pushtuan ndërtesat qeveritare në 3 qy tete. SHBA-ja paralajmëroi Rusinë të mos ndërhy jë në Ukrainën lindore, duke kërcënuar për ashpërsim të sanksioneve.

Zëdhënësi i saj, Xhei Karnei tha se ka prova të forta, që disa protestues pro-rusë që ishin pjesë e protestës së djeshme janë paguar nga Rusia. Sekretari amerikan i shtetit telefonoi homologun e tij rus, Sergei Lavrov, dhe bëri me dije se çdo përpjekje e Rusisë për destabilizim do të ketë pasoja.

Protestuesit sulmuan dje ndërtesat qeveritare dhe bënë thirrje për të mbajtur një tjetër referendum për pavarësinë e Donetskut, Luhanskut dhe Kharkivit. Duke mbajtur në duar flamur pro-rusë ata thërrisnin në kor fjalët “këtu është Rusi”.

Njëri prej liderëve të protestës iu drejtua turmës me fjalët: “Unë proklamoj krijimin e shtetit sovran të Republikës Popullore të Donetskut”.