Home LAJME SHBA-ja dhe vendet e Gjirit Persik e përforcojnë luftën kundër financimit të...

tramp

SHBA-ja dhe vendet arabe nga rajoni i Gjirit Persik sot arritën marrëveshje për formim të qendrës për monitorim të rrjedhave financiare, si masë për parandalim të financimit të terrorizmit.

Siç lajmëroi DPA, marrëveshja e këtillë është arritur gjatë takimit të sotëm në Riad të liderëve të gjashtë vendeve anëtare të Këshillit për bashkëpunim në Gjirin Persik me presidentin amerikan Donald Tramp, i cili prej dje po qëndron për vizitë në Arabinë Saudite.

tema kryesore të takimit të trampit me liderët nga Gjiri persik ishin konfliktet në Jemen dhe Siri dhe raportet me Iranin, i cili është rivali kryesor rajonal i Arabisë Saudite.

Marrëveshjen për formimin e qendrës për luftë kundër financimit të terrorizmit e nënshkruan sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson në emër të SHBA-së dhe trashëguesi i fronit saudit, princi Mohamed bin Najef al Saud në emër të vendeve të Gjirit.

Është paraparë që Tramp pasdite në Riad të ketë fjalim edhe para rreth 55 liderëve të vendeve islamike, me ç’rast sipas paralajmërimeve nga Shtëpia e Bardhë, ai do të bëjë thirrje për “unitet në luftëpn kundër radikalizmit në botën myslimane, të cilën do ta prezantojë si betejë mes së mirës dhe së keqes”.