Home TEKNOLOGJI Sërish shtyhet ndeshja Shkëndija-Vardar

Derbi i javës së 30-të ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit e programuar për të dielën në Kumanovë prej orës 16:30 minuta sipas të gjitha gjasave do të anulohet për shkak të situatës së tensionuar në këtë qytet. Më vonë nga FFM-ja do të mësojmë se kur do të luhet ky takim. Sic është e ditur më herët edhe ndeshja e parë e sezonit pranveror mes dy klubeve ishte e shtyrë për shkak të tensioneve në Gushincë. Atëherë Shkëndija fitoi Vardarin me rezultat 3-2.