Home LAJME Separatistët sulmojnë Ministrinë e Brendshme në Ukrainë, 3 të vrarë

Ministria e Brendshme në Ukrainë tha se tre separatistë pro-rusë u vranë gjatë të shtënave të një nate më parë në qytetin e Maripulilt, në Detin e Azovit.

Separatistët pro-rusë sulmuan bazën e rojeve kombëtare ukrainase në pjesën lindore të qytetit dhe vrasja e tre militantëve mund të përkeqësojë bisedimet për krizën në Gjenevë.

Diplomatët ukrainas, rusë dhe perëndimorë kanë shkuar në Zvicër për bisedime urgjente, por ka pak shpresë për ndonjë progres në zgjidhjen e një krize që është përshkallëzuar.

Presidenti Vladimir Putin, i cili rikujtoi dekadat e diplomacisë së pas Luftës së Ftohtë muajin e shkuar duke deklaruar se Rusia ka të drejtë të ndërhyjë në vendet fqinje dhe të aneksojë rajonin e Krimesë, mund të japë të dhëna për ambiciet e zgjerimit të tij territorial në në seancë pyetjesh dhe përgjigjesh.