Home LAJME Seks online: Arrestohen 6 vajza, tutorja i joshte me paga 800-1200 euro

largea_vip-prostitute1430718257

Një rrjet vajzash që ushtronin prostitucion online është shkatërruar nga Policia e Tiranës. Policia e Tiranës arrestoi 6 vajza si dhe tutoren tek ‘Komuna e Parisit’ ku ndodhej dhe apartamenti ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm.

Operacioni “Chat Online 2” përfundoi me arrestimin e 6 grave dhe ndjekjen në gjendje të lirë të 3 të tjerave. Tutorja L.B do akuzohet për “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shtetasja me iniciale L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e saj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 7 njësi kompjuteri; 7 ekrane kompjuteri dhe  7 kamera për komunikime video online
Karremi për rekrutimin e vajzave ishte një njoftim në gazetë. “Punësojmë vajza me pagën 800 deri në 1 200 euro”. Kjo pagë joshëse bënte që shumë vajza të interesoheshin për punën e shumëpaguar.

Vajzat e interesuara më pas takoheshin me një femër 34-vjecare, me inicialet L.B e cila i punësonte dhe u tregonte se cfarë duhet të bënin.

Pasi vajzat merrnin në telefon, ishte L.B, e cila i ftonte për intervistë në apartamentin e saj vajzat. Pikërisht në këto moment ajo u shpjegonte atyre punën që duhet të kryenin.

Burime nga policia bëjnë me dije se fillimisht vajzat hezitonin, por ishte L.B që i bindte kundrejt pagesave të mëdha. Pasi fillonin punë në chat online, vajzat flisnin me klientë nga jashtë Shqipërisë, të cilët kërkonin shërbime nga të rejat. Për këto shërbime klientët online paguanin 20-30 euro ora, ku lekët ndaheshin mes tutores dhe vajzave.

Disa e bënin me dëshirë, disa mashtroheshin dhe kur donin të tërhiqeshin videot shërbenin si kërcënim e shantazh ndaj tyre. Kur ndonjëra prej vajzave kërkonte të largohej, atëherë tutorja i kërcënonte se do t’i publikonte videon.
Vajzat detyroheshin nga tutorja që të ushtronin prostitucion online.