Home LAJME Sekretari i shtetit amerikan Rex Tillerson vjen në Maqedoni

tilerson-520x347

Sekretari i shtetit amerikan Rex Tillerson së shpejti do të vizitojë Maqedoninë, bëjnë të ditur burime dioplomatike.

Shefi i departamentit amerikan të shtetit planifikon që të vizitojë Maqedoninë gjatë muajit korrik ose në shtator ndërkohë që qëllimi i vizitës është problemi i emrit dhe anëtarësimi i vendit në Nato.

Maqedonia heren e fundit nga një diplomat i lartë amerikan është vizituar në vitin 2003 nga sekretari i shtetit Collin Pauell i cili njihet si një nga më meritorët për pranimin e Maqedonisë nën emrin kushtetues.

Me çfarë mesazhe do të vijë i pari i diplomacisë amerikane ende nuk dihet por atëherë do të bëhen të ditura shumë dilema lidhur me problemet në Maqedoni.