Home LAJME Seancë e Komisionit të Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

ilija-dimovski-3-520x323

Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve pasdite do të mbajë seancë në rend dite të së cilës është Propozim-vendimi për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Deputetët sot paradite e përfunduan  seancën konstituive të Kuvendit, në të cilën u zgjodhën kryetari, zëvendëskryetari, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ku në një seancë të tretë u votua Vendimi për themelimin e trupave të punës në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë.

Në Kuvend pasdite duhet të vazhdojë edhe seanca për zgjedhjen e qeverisë së re.