Home LIFESTYLE Sartori: Berisha ka qënë protagonist në një sezon shumë të mirë

Atalanta nuk fshihet më sa i përket synimeve për të blerë përfundimisht kartonin e Etrit Berishës nga Lacio. Drejtori sportiv, Xhovani Sartori, e pranoi diçka të tillë në një prononcim të dhënë për “Radio Incontro Olympia”.

“Berisha ka qënë protagonist në një sezon shumë të mirë. Jemi shumë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe shpresoj që të jetë edhe ai. Te Atalanta ka luajtur një sezon të plotë dhe u renditëm në vend të 4-t. Me Lazion nuk kemi folur ende sepse kampionati u mbyll vetëm para disa ditësh. Do të fillojmë negociatat që nga fillimi i javës tjetër.

Shkëmbim me Petanjën? Ata nuk na kanë kërkuar akoma asgjë, do të flasim për të gjitha dhe do të shohim. Gjithsesi dua ta theksoj që për Berishën kemi të drejtën e blerjes dhe duam ta përdorim. Të shohim se si”, u shpreh Sartori.