Home LAJME Samsung përgatitet për tabletët dhe telefonat me 4GB RAM

Tashmë është zyrtare, jemi duke hyrë në epokën e pajisjeve mobile që kanë memorie mesatarisht të njëjtë me laptopët e rinj. Kjo, pasi që Samsung sapo ka njoftuar se ka filluar prodhimin në masë të moduleve të para 4 gigabajt LPDDR4 mobile DRAM, të cilët do t’i dedikojë për telefona të mençur dhe tabletë.