Home LAJME Samsung furnizon Apple me procesorë

Apple dhe Samsung kanë vendosur një marrëveshje për prodhimin e procesorëve. Sipas kësaj marrëveshje të vendosur, e cila përfshin miliarda dollarë, Samsung do të furnizojë me procesorë kompaninë Apple duke filluar nga viti 2016.

Gjiganti korean do të prodhojë 80 për qind të procesorëve që do i nevojiten Apple-it. Pjesa tjetër e mbetur, domethënë 20 për qind, do të plotësohet nga kompania tajvaneze TSMC. Marrëveshja u arrit vetëm pas vendimit të marrë nga të dyja kompanitë për të tërhequr paditë ligjore kundër njëra tjetrës jashtë Amerikës.

Apple gjithsesi do të vazhdojë të dizajnojë procesorin e saj, ndërsa Samsung do të merret me prodhimin e çipeve 14nm në bashkëpunim me kompaninë me bazë në Kaliforni, GlobalFoundries. Procesorët zbatues janë më shumë fitimprurës tek kompania, se hapësira e brendshme. Kjo do ta ndihmojë kompaninë koreane që të rrisë të ardhurat e saj në të ardhmen.