Home LAJME Samit i G-20 në Hamburg

133767138

Në qytetin gjerman Hamburg sot gjatë masave të përforcuara të sigurisë fillon samiti dyditor i Grupit të 20 ekonomive udhëheqëse në botë (G-20).

G-20 është formuar në vitin 2008 si forum që i bashkon vendet dhe shtetet industriale më të zhvilluara me zhvillim të përshpejtuar ekonomik.

Në takim e krerëve të grupit në Hamburg do të marrin pjesë liderët e Gjermanisë, SHBA-së, Kinës, Japonisë, Britanisë së Madhe, Francës, Indisë, Brazilit, Italisë, Kanadasë, Koresë Jugore, Rusisë, Australisë, Meksikës, Indonezisë, Turqisë, Arabisë Saudite, Argjentinës dhe Afrikës Jugore, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Në samit vendet do të prezantohen nga presidentët dhe kryeministrat e tyre.

Vlerësohet se ky Samit do të mund të jetë më intensivi deri më tani, për shkak të dallimeve të mëdha në qëndrimet e anëtarëve të G-20, midis të cilëve me siguri më të dukshme janë ato që kanë të bëjnë me tregtinë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, por këtu janë edhe kriza e Gadishullit korean, gjendja e Lindjes së Afërt, si dhe problemi me fluksin e emigrantëve.

Përveç temave të zakonshme, të cilat kanë të bëjnë me rritjen ekonomike botërore, tregtinë ndërkombëtare dhe rregullimin e tregjeve financiare, pritet në takimin e krerëve të shqyrtohen dhe çështje tjera nga rëndësia globale, si rritje inkluzive, agjenda për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030, të drejtat e grave dhe barazia e tyre në ekonomi, çështjet e sigurisë dhe lufta kundër terrorizmit.

Presidenti amerikan Donald Tramp bëri të ditur se do ta tërheqë vendin nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike, duke theksuar se është i prirë për proteksionizëm, me qëllim që ta vendosë “Amerikën në vend të parë”.

Në lidhje me ndryshimet klimatike, kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila është organizatore e takimit, dëshiron të miratohet plani i akcizës për përshtatje të Marrëveshjes së Parisit në nivel të G-20.

Pas provave raketore të Koresë Veriore, pritet që në Hamburg të shqyrtohet edhe tema për programin bërthamor të Koresë Veriore.

Në samit për herë të parë do të mbahet edhe takimi midis Trampit dhe kolegut të rij rus Vlladimir Putin. Pritet se do të bisedohet për një numër të madh temash, si kriza në Ukrainë, sanksionet kundër Rusisë, lufta në Siri, situata në Lindjen e Afërt dhe gjoja ndikimi i Moskës ndaj zgjedhjeve të vitit të kaluar presidenciale në SHBA.

Organizatorët e Samitit presin që të mbahen edhe disa protesta nga ana e antiglobalistë.

Para disa ditësh, ministri gjerman i Punëve të Brendshme Tomas de Mezier theksoi se policia gjermane pret që në Hamburg të mbahen protesta të pothuajse 100.000 demonstruesve.

Në Hamburg janë angazhuar rreth 20.000 policë që të kujdesen për sigurinë në samit.