Home LAJME Sadulla Duraku – Musa Xhaferit: Asnjëherë kumanovarët nuk përkulen!

Kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, i cili njëherit është edhe nënkryetar i BDI-së, përmes një komunikate zyrtare, ka sulmuar ashpër zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, për shkak të anashkalimit të kandidatëve nga kjo komunë, gjatë pranimit të 180 administratorëve, në konkursin e fundit të SIOFA-s.

Zëvndëskryeministri Xhaferi akuzohet se dëshiron që popullata e Likovës” t’i nënshtrohet”, por edhe për bashkëpunim me presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov, sepse siç thuhet në komunikatë, disa kandidatë të pranuar në konkurs kanë votuar për gorge Ivanovin, në zgjedhjet presidenciale që i bojkotoi BDI-ja.

“Dua të theksoj se disa që janë pranuar si administratorë, 2 ose 3 prej tyre në zgjedhjet e fundit e kanë votuar botërisht Ivanovin, kryetarin e shtetit. Kjo na detyron të mendojmë se mos ndoshta ekziston ndonjë lidhje ose aleancë Xhaferi-Ivanov”, thuhet në komunikatën e komunës së Likovës,

“Qytetarët e Komunës së Likovës janë më të merituarit për Marrëveshjen e Ohrit dhe kjo dihet botërisht. Kjo marrëveshje ka dalë nga lufta e vitit 2001 dhe qytetarët e mbështetën dhe i qëndruan besnike UÇK-së. Për fat të keq, Musa Xhaferi sillet sikur ky njeri e ka bërë Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është i vetëdijshëm nga e ka këtë post që e ka nga vitit 2002/2003 deri më sot. Çudia është më e madhe se në vend që ti favorizojë pak në përqindje këto qytetarë, e bën të kundërtën, bile bile ka urrejtje pse nuk përkulen”, thuhet në reagimin e Durakut.

Duraku shkon edhe më larg, duke akuzuar Xhaferin për aleanca të fshehta me struktura të cilat i kundërshton BDI-ja, njofton Almakos.

“Tani me këtë konkursin e fundit për administratorë shtetërorë jemi të shqetësuar sepse pak nga ata janë pranuar. Dua të theksoj se disa që janë pranuar si administratorë, dy ose tre prej tyre e kanë votuar botërisht Ivanovin, kryetarin e shtetit. Kjo na detyron të mendojmë se mos ekziston ndonjë lidhje, gjegjësisht aleancë Xhaferi-Ivanov”, thuhet në reagim.

Në konkursin e fundit për administrator janë pranuar 180 persona ndërsa prej tyre vetëm 2-3 veta janë nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës. Ndryshe kritika rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, janë në rritje e sipër tani një kohë për shkak të ritmit jashtëzakonisht të dobët të rritjes së përqindjes së shqiptarëve në administratë. Sipas të dhënave të fundit, përqindja e të punësuarve shqiptarë është rritur për vetëm 0,3% gjatë vitit 2013, ose vetëm 1,2% për 3 vite, nga viti 2011./Almakos

Komunikatën e plotë mund ta lexoni më poshtë:

duraku