Home LAJME Rusia u kërcënua me masa hakmarrëse pas inkuadrimit të Malit të Zi...

132505010

Pasi Mali i Zi u bë anëtari i 29-të i NATO-s, Rusia u kërcënua me masa hakmarrëse.

“Në dritën e kursit armiqësor, të zgjedhur nga autoritetet malazeze, Rusia e mban të drejtën të ndërmarrë masa hakmarrëse në bazë reciproke”, ka reaguar Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Ministria argumentoi se “në politikë, si dhe në fizikë, çdo aksion ka reagim”.

Mali i Zi mban “përgjegjësi të plotë” pasi u bashkua ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë në vitin 2014, theksoi MPJ-ja ruse.

Dikur Rusia ishte aleat kyç dhe investitor udhëheqës në Mal të Zi. Por, marrëdhëniet midis dy vendeve u keqësuan pasi Podgorica apeloi për anëtarësim në Aleancë.

Në tetor të vitit të kaluar, autoritetet malazeze e akuzuan Rusinë për tentim për grusht shtet dhe për sjelljen në pushtet opozitën proruse. Kremlini i hodhi poshtë akuzat si “absurde”.

Në Uashington zëvendës-sekretari amerikan i shtetit Tomash Shenon e lavdëroi Malin e Zi se e “ka shfrytëzuar të drejtën sovrane për të zgjedhur aleatë të tij edhe krahas asaj që është ballafaquar me presionin nga vendet e tjera”.