Home LAJME Rusia dërgon edhe një anije ushtarake në Siri

Rusia dërgon anije transportuese të madhe ushtarake “Nikolaj Fiçenkov” drejt bregdetit sirian, kanë kumtuar burime anonime në flotën ruse.

“Anija do të arrijë në Novorosijsk, prej ku do të marrë ngarkesë speciale, ndërsa prej atje do të niset drejt rajonit të caktuar në pjesën lindore të Detit Mesdhe, kanë theksuar burimet e njejta, pa saktësuar se për çfarë ngarkese bëhet fjalë.

Rusia, e cila është aleate e Sirisë në përleshjet e tanishme në këtë vend, i rrotullon anijet e tij në këtë pjesë të mesdheut për shkak të arsyeve të sigurisë.

Tre anije ushtarake ruse dje kanë hyrë në Detin e Zi në Bosfor, prej ku do të shkojnë në pjesën lindore të detit Mesdhe në afërsi të bregdetit sirian.