Home LAJME Rrëmbehet një aeroplan libian i udhëtarëve

133499178

Një aeroplan libian me 118 udhëtarë sot është rrëmbyer, me ç’rast rrëmbyesit i kanë detyruar pilotët ta ulin fluturaken e Maltës, njofton DPA.

Aeroplani “Erbas A320″ i kompanisë ajrore “Afrika eruejs” ka qarkulluar në fluturimin e brendshëm në Libi në relacionin Sebha – Tripoli.

Kryeministri i Maltës, Xhozef Muskat në Tuiter publikoi se ka qenë i “informuar për situatën me rrëmbimin e aeroplanit, i cili ka realizuar fluturim të brendshëm në Libi”.

“Në vijim është operacioni për ballafaqim me këtë situatë të jashtëzakonshme”, shtoi Muskat.

Rrëmbyesit e avionit libian A320 të linjës Afriqiyah Airways, raportohet se janë të pajisur me granata dore. Njëri prej 2 rrëmbyesve në bord thuhet se është pro Gaddafit.

Ai ka thënë se do t’i lërë të lirë të gjithë pasagjerët e avionit, përveç ekuipazhit , nëse kërkesat e tij, të cilat janë ende të paqarta, nuk do të plotësohen.