Home LAJME Rrëfimet rrëqethëse të banorëve në Londër dhe një detaj shokues…

londra5-750x430

Paul Munakr, i cili jeton në katin e shtatë te kulles ne Londer qe u perfshi nga flaket arriti të ikë. “Ndërsa shkova poshtë shkallëve, kishte zjarrfikës, zjarrfikës me të vërtetë të mahnitshëm që po shkonin lart, në zjarr, duke u përpjekur të merrnin sa më shumë njerëz nga ndërtesa,” i tha ai BBC.

Ai tha se ai u alarmua për zjarrin, jo nga alarmet e zjarrit, por nga njerëz në rrugë poshtë, duke bërtitur “mos kërce, mos u hidh”.

“Tani, sinqerisht nuk jam i sigurt nëse njerëzit u hodhën jashtë ndërtesës për të shpëtuar nga zjarri, apo nga ndonjë rrezik tjetër…..por gjëja shokuese për mua me këtë incident është fakti që alarmet e zjarrit nuk ranë….. ndërtesa po shpërthente nga flakët por asnjë nga alarmet nuk u ndie” tha ai.

Banori i kullës që u dogj në Londër, Jody Martin përshkroi ndjenjën krejtësisht të pafuqishme pasi banorët e bllokuar në katet e sipërme thirrën për ndihmë.

“Isha duke bërtitur tek njerëzit në ndërtesë që po shihnin nga dritaret, duke u përpjekur t’i zgjonin njerëzit, duke u thënë atyre: “Dilni nga ndërtesa!”.

“Dhe ata po më bërtisnin: “Ne nuk mundemi! Korridoret janë plot me tym!”.

“Unë pashe njerëzit në dritaret e tyre, duke ndezur dritat në telefonat e tyre, dhe pastaj ngadalë duke shikuar ato apartamente të zhyten në flakë dhe tym”.

Britma banorësh mes flakëve, pamjet e tmerrit në Londër (video)

Duke folur për BBC Radio në Londër, dëshmitari okular Daniel tha: “Ata ishin të bllokuar, nuk mund të zbrisnin në katin e poshtëm, sidomos nga kati i lartë … njerëzit janë djegur. E kam parë atë me sytë e mi dhe unë kam parë njerëz duke kërcyer”.

“Unë u alarmova për zjarrin jo nga alarmet por nga njerëzit në rrugë që bërtisinin: Mos u hidhni,”– ka rrëfyer për BBC News  tmerrin që përjetoi Andy Moore. “Nuk jam i sigurtë nëse ka pasur njerëz të cilët janë hedhur nga ndërtesa për ti shpëtuar zjarrit.”

Ai ka shtuar se ndërsa zbriste shkallët kishte parë zjarrfikësit të cilët ngjiteshin lart për të evakuar sa më shumë njerëz.