Home LAJME Rrahje mes aktivisteve në shtabin e VMRO-DPMNE-së?

Një incident raportohet të jetë shënuar në shtabin e VMRO-DPMNE-së në Strumicë.

Sipas portalit “Libertas”, i cili u referohet burimeve jozyrtare brenda partisë, aktivistja Slavica D. është sulmuar fizikisht të mërkurën në mbrëmje.

Në denoncimin e bërë në polici, e dëmtuara ka thënë se sulmin ndaj saj e kishte kryer Valentina J.

Shkak për sulmin, sipas portalit, ka qenë heqja e vajzës së Valentinës nga lista e punësimeve.

Sipas deklaratës, Valentina i ishte vërsulur viktimës së saj, duke e kapur kapur për flokësh dhe duke e qëlluar disa herë me dorë.