Home LAJME Rrahen Qemajl Mustafa me Izmi Zekën

Në orët e pasdites në Degën e PDK’së në Gjilan, ka ndodhur një rrahje në mes të Kryetarit aktual të Gjilanit Qemajl Mustafa dhe Kryetarit të Degës Izmi Zeka .

Siç dihet në degën e Gjilanit ka pasur pakënaqësi që nga koha kur janë mbajtur zgjedhjet e fundit partiake. Madje është spekuluar shumë që kandidaturën për kryetar të Gjilanit Qemajl Mustafa, e ka rrëmbyer pa pëlqimin e Degës. Për ta arritur një marrëveshje ka shkuar tashmë i etabluari si pleqnar Kryeministri Hashim Thaçi./Express