Home SPORT Ronaldinho: Këmbët po më dridhen

Ronaldinho_en_Querétaro_FC

Ylli i madh i futbollit botëror, Ronaldinho, thotë se këmbët e tij janë duke u dridhur nga dëshira për të luajtur futboll pasi iu bashkua Fluminenses si transfer i lirë.

35 vjeçari u largua nga ekipi meksikan Queretaro më herët gjatë verës pasi kaloi një sezon me klubin në fjal, teksa tash vazhdon të luajë.

-Eshtë një rikthim në një klub të madh. Jam shumë i lumtur dhe i motivuar.

-Unë kam dashur të luaj pasi kam parë Maracanan dhe tifozët me gjithë përkrahjen e tyre. Këmbët e mia po dridhen nga dëshira për të luajtur. Unë filloj përgatitjet më 27 korrik, u shpreh Ronaldinho.