Home LAJME Roma thyen rekordet (Video)

A ka kush e ndal ‘ushtrinë romake’, kjo është pyetja kryesore në kampionatin italian.

Roma ka shënuar edhe fitoren e dhjetë rresht, me të cilën ka thyer rekordin e Juventusit të trajnerit, Fabio Capellos, të arritur në vitin 2004.

Romakët në xhiron e dhjetë në Serie A kanë mposhtur Cheivon e Veronës me rezultat minimal prej 1:0.

Megjithëse te dyja ekipet kërkuan të shënonin golin e epërsisë qysh në pjesën e parë, por në saje të mbrojtjeve të hekurta, rrjetat e ekipeve respektive heshtën.

Por, në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga trajneri, Rudi Garcia, Roma gjeti rrugën e golit me anë të sulmuesit italian, Marco Borriellos, i cili konkretizoi një sulm të shpejt të bashkëlojtarëve në minutën e 68-të të sfidës.

Në vazhdim, loja kryesisht u përqendrua në mesfushë dhe kështu, Roma ruajti bilancin e qindpërqind të fitoreve në Serie A, duke triumfuar me rezultat prej 1:0.

Pas kësaj fitoreje, Roma mbetet lidere e Serie A me 30 pikë, ndërsa Chievo zë pozitën e fundit në renditjen tabelore të ligës elitare italiane me vetëm katër pikë.

Gjithashtu vlen të theksohet se Roma jo vetëm që nuk ka humbur asnjë pikë të vetme në ligë, por ka edhe mbrojtjen më të suksesshme aktualisht në botë, e cila është mposhtur vetëm në një rast, atë kundër Parmës (1:3).