Home LAJME Riorientohet qarkullimi në rrugën Strumicë-Kalimi kufitar “Novo sellë”

100694248

Nga sot në mëngjes në orën 5:50 minuta qarkullimi në rrugën magjistrale Strumicë-Kalimi kufitar “Novo sellë” në hyrje të fshatit Dabile është në ndërprerje për shkak të aksidentit automobilistik dhe riorintohet në rrugën lokale, njoftoi LAMM.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata dhe të lagështa nëpër vendet më të larta.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonaksa Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.