Home LAJME Rillkovski: Për parlamentaret, këshillim ekspertësh

Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 27 prill, atëherë fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare mund të përputhen me heshtjen zgjedhore të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahet më 13 prill. Kryetari i KSHZ-së, Rillkovski thotë se është duke shqyrtuar ky rast për të cilit duhet të mbajnë llogari partitë politike. Ai thotë se do të kërkohet edhe mendim i ekspertëve ligjor.

“Fundi fundit, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjedhje që i parashikon dhe i cakton Parlamenti, me shpërndarjen e tij, por nuk mund të them se gjithë përgjegjësia është e parlamentit, sepse, për shkak se bëhet fjalë për organ ligjvënës, do të thotë se ai ka përgjegjësi për të diskutuar për këtë çështje, lidhur me përputhjet e afateve që për disa zgjedhje të ekzistojnë heshtje, e për disa të ketë fushatë. Ne po bëjmë analiza për këtë rast.. Me siguri do ta dalim me pikëpamjen tonë eventuale. Mendoj se për momentin nuk mund të jepet një zgjidhje konkrete. Mendojmë të kërkojmë edhe mendimin e ekspertëve”, deklaroi Nikolla Rillkovski, Kryetar i KSHZ-së. Alsat-M